Fokus

Shteti e mbyllë gazetarinë

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 24 January 2019

Në Universitetin e Prishtinës nuk mund të regjistrohen më  studentë të gazetarisë.

Në asnjërën nga listat e publikuara nga Agjencia e Kosovës për Akredim nuk figuron si i akredituar, emri i departamentit të Gazetarisë,shkruan gazeta inFokus.

Ky institucion ka gjetur se gazetaria nuk i plotëson kriteret për tu akredituar dhe si rezultat nuk mund të pranohen studentë të rinj në këtë drejtim.

-Advertisement-

Këtë e ka konfirmuar për gazetën inFokus dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova.

“Jemi duke pritur vendimin me shkrim nga AKA, sepse ka qenë vetëm njoftim. Po presim arsyetimin nga kjo agjenci pse është bërë ky veprim”, ka thënë Rugova për inFokus.

Sipas dokumentit të AKA-së , vetëm drejtimi Gazetari dhe Kontakte me Publikun për nivelin mater, është aprovuar që të riakreditohet.

Për këtë vit akademik janë aprovuar për hyrje në proces të vlerësimit 104 programe të studimit,53 programe në Instiucione Publike dhe 51 programe në Institucione Private të Arsimit të Lartë.

Ndërsa që refuzoi aprovimin për 107 programe të studimit, 28 programe studimi në Institucione Publike, dhe 79 programe në Institucione Private të Arsimit të Lartë, të cilat kanë dështuar të përmbushin kriteret e përcaktuara ./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera