Lajme

Shtetet europiane mbështesin ligjin e ri për transparencën e taksave

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 25 February 2021

Të dhënat tatimore të kompanive të mëdha shumëkombëshe mund të bëhen shumë shpejt publike, pasi vendet e BE-së hapën rrugën për miratimin e një ligji të ri për transparencën e taksave.

Sipas të ashtuquajturit raportim vend për vend, kompanive shumëkombëshe do t’u kërkohet të publikojnë të dhënat kryesore financiare dhe informacionet në lidhje me taksat në bazë vendi.

“Unë jam i lumtur të them se ne morëm një mbështetje shumë të fortë nga një shumicë e madhe e vendeve anëtare”, tha ministri portugez i Ekonomisë, Pedro Siza Vieira, pas një takimi me 26 homologët e tij, raporton ATSh.

-Advertisement-

Komisioni Europian i propozoi rregullat, fillimisht, në 2016, por mekanizmi mbeti në ngërç për vite me rradhë.

Kundërshtimi i fortë erdhi nga Gjermania, e cila argumentoi se një raportim i tillë do t’i vinte kompanitë e saj në një disavantazh ndërkombëtarisht.

Me shumicën e 27 ministrave përkatës, që kanë shprehur mbështetjen e tyre për futjen e rregullave të transparencës tatimore, vendimi tani do të duhet të miratohet me shkrim.

Më pas, ai do të ndërtojë bazën për negociatat midis Këshillit të BE-së, Parlamentit Europian dhe KE.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera