Shtetet europiane dhe SHBA ofruan mbështetje, pse Maroku i shkatërruar nga tërmeti po refuzon ndihmën?
Autori: Gazeta inFokus
08:04 | 12 Shtator 2023
Maroku u godite të premten mbrëma nga një tërmet tejet i fuqishëm, të cilin vendi nuk e mban mend. Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 2,600 persona kanë humbur jetën, ndërsa përmasat e dëmeve materiale as që mund të merren me mend.
Sapo u publikuar lajmi për tërmetin, ofertat e ndihmës erdhën nga e gjitha bota, por vendi deri më tani ka qenë shumë selektiv për atë që zgjedh të pranojë.
Në njoftimin e djeshëm për shtyp nga Ministria e Brendshme, thuhet se “në këtë fazë të veçantë, Maroku i është përgjigjur ofertave të mbështetjes nga vendet mike: Spanja, Katari, Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”.Spanja ka dërguar një njësi kërkim-shpëtimi me qen nuhatës dhe Mbretëria e Bashkuar ka dërguar një ekip të ngjashëm, por janë ngritur pyetje se pse Maroku ka qenë i ngadalshëm për të pranuar oferta të tjera.
Ndihma e refuzuar nga francezët, gjermanët…
Ndihma franceze është në gatishmëri, por kreu i një shoqate bamirësie të shpëtimit, Secouristes sans Frontieres, tha se punonjësve të tij të ndihmës nuk u ishte dhënë miratimi nga qeveria marokene, raporton agjencia e lajmeve AFP. Algjeria, e cila ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me fqinjin e saj afrikano-verior dy vjet më parë, tha se mund të dërgonte 80 specialistë të shpëtimit nga forcat e saj të mbrojtjes civile.
Ka pasur gjithashtu oferta nga SHBA, Tunizia, Turqia dhe Tajvani. Por vendimi se çfarë lloj ndihme të pranohet ka ngelur në çështjet e sovranitetit dhe gjeopolitikës. Marrëdhëniet midis Francës dhe Marokut janë të tensionuara, pjesërisht si rezultat i përpjekjeve të presidentit francez Emmanuel Macron për t’u afruar me Algjerinë.
Maroku gjithashtu refuzoi ndihmën e ofruar nga Gjermania, e Berlini u përpoq menjëherë të thoshte se vendimi nuk ishte i natyrës politike.
“Gjermania nuk sheh asnjë tregues se vendimi i Marokut për të refuzuar ndihmën nga Berlini është i një natyre politike”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë. “Marrëdhëniet diplomatike mes Gjermanisë dhe Marokut janë të mira”, tha zëdhënësi, duke shtuar se pala marokene falënderoi Gjermaninë për ndihmën e ofruar.
“Polemika e papërshtatshme”
Autoritetet franceze u përpoqën të minimizonin çdo nocion se oferta e tyre ishte refuzuar. “Kjo është një polemikë e papërshtatshme”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme, Catherine Colonna, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Reuters. “Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Marokun.
Është vendim sovran i Marokut dhe i takon atij të vendosë”, shtoi ajo. Maroku thotë se dëshiron të ruajë kontrollin dhe nuk dëshiron të rrezikojë një situatë potencialisht kaotike me dhjetëra vende dhe organizata që vijnë për të ndihmuar. “Mungesa e koordinimit në raste të tilla do të ishte kundërproduktive”, thanë autoritetet atje.
Por kritiku i qeverisë dhe aktivisti Maati Mounjib tha se kjo ishte përgjigje e gabuar kur nevojitej dëshpërimisht ndihma, veçanërisht në zonat e largëta.“Nuk është koha për të refuzuar ndihmën”
“Mendoj se është me të vërtetë gabim të këmbëngulësh për sovranitetin dhe krenarinë kombëtare. Nuk është momenti për të refuzuar sepse ndihma është e nevojshme, madje edhe vendet e zhvilluara pranojnë ndihmën e huaj në fatkeqësi”, shtoi ai për BBC.
Hossam Elsharkawi, drejtor rajonal për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut për Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), hezitoi të kritikonte autoritetet marokene në një kohë kaq të vështirë, por argumentoi se do të nevojitej në mënyrë të pashmangshme më shumë ndihmë e huaj. Organizata i jep para degës lokale të Gjysmëhënës së Kuqe, por IFRC ka gjithashtu ekipe të specializuara në gatishmëri, të gatshme për të shkuar në vend.
“Kemi 30 vjet përvojë në këto skenarë, ne i dimë rregullat – ata do të kenë nevojë për ndihmë ndërkombëtare”, tha ai. “Punonjësit lokalë kanë bërë punë fantastike deri më sot, por në ditën e tretë janë të rraskapitur dhe do të kenë nevojë për më shumë ndihmë”, shtoi Elsharkawi.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































