Shtetet e Bashkuara eliminojnë komandantin e ISIS-it; planifikonte rrëmbime të zyrtarëve
Autori: Gazeta inFokus
08:40 | 18 Prill 2023
Planet e grupit terrorist Shteti Islamik për të rrëmbyer zyrtarë jashtë rajonit të Lindjes së Mesme dhe për t’i mbajtur ata me qëllim ushtrimin e ndikimit, shkaktuan një operacion amerikan gjatë të cilit u vra një prej organizatorëve të dyshuar të komplotit.
Komanda Qendrore amerikane konfirmoi të hënën vdekjen e Abd-al-Hadi Mahmud al-Haji Alit gjatë operacionit në Sirinë veriore, duke e përshkruar atë si drejtuesin që ishte përgjegjës për planifikimin e sulmeve në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.
Konfirmimi i vdekjes së tij erdhi disa orë pasi një zyrtar amerikan, duke folur për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së operacionit, tha se trupi i drejtuesit të lartë ishte gjetur dhe se po i nënshtrohej testit të ADN-së për të konfirmuar identitetin e tij.Dy luftëtarë të tjerë u vranë së bashku me të. Sipas komandës amerikane nuk pati asnjë civil të plagosur dhe forcat amerikane të përfshira në operacion nuk pësuan asnjë dëm.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë opozitare me seli në Londër që monitoron luftën, raportoi se operacioni i forcave amerikane ndodhi para agimit në fshatin Suwayda, pranë qytetit Jarabulus, jo shumë larg kufirit me Turqinë.
Burimet i thanë kësaj organizate se forcat amerikane mbërritën me helikopter në orët e para të mëngjesit, duke filluar luftime të ashpra me luftëtarët e ISIS-it, që përfunduan vetëm pasi forcat amerikane lëshuan dy raketa mbi ndërtesën ku fshihej drejtuesi i ISIS-it.
Zëri i Amerikës nuk arriti t’i konfirmojë ngjarjet në mënyrë të pavarur.
“Ne e dimë se ISIS-i ruan dëshirën për të goditur përtej Lindjes së Mesme”, tha në një deklaratë të hënën zëdhënësi i Komandës Qendrore, Kolonel Joe Buccino. “Ky operacion i jep një goditje të rëndësishme operacioneve të ISIS-it në rajon, por nuk e eliminon aftësinë e ISIS-it për të kryer operacione”.
Njoftimet për komplotin e supozuar për të rrëmbyer zyrtarë në vende të tjera dhe sulmi amerikan për të penguar përpjekje të tilla, vijnë pasi shumica e vlerësimeve perëndimore për organizatën ISIS në Siri dhe Irak, të konsideruara ndonjëherë si bërthama e ISIS-it, kanë nënvlerësuar aftësitë e këtij grupi.
Vetëm muajin e kaluar, një zyrtar i lartë i sigurisë tha se një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara nga ISIS-i ishte “pothuajse i paimagjinueshëm” për shkak të efektit të operacioneve antiterror nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet partnere. /VOA

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...

































