Lajme

Shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë mund të aplikojnë për të votuar përmes postës për zgjedhjet në veri

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 20 March 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 20 mars ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok si dhe për për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill.

Afati i aplikimit për këtë periudhë do të përfundojë më 27 mars 2023.

Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të
aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për
kryetar në këto katër komuna.

Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë
jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj, pas regjistrimit, të votojnë
përmes postës gjatë periudhës e cila fillon më 8 prill dhe përfundon më 21 prill 2023”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Universiteti #1 në SHBA për inovacion vjen në Kosovë?

Të tjera