Lajme

Shtetasit e këtyre 16 vendeve nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 15 October 2020

Listës së shteteve, banorët e së cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-Negativ, i është shtuar edhe Portugalia. Aktualisht, pjesë e kësaj liste janë 16 shtete.

Shtetet të cilat aktualisht Kosova i konsideron me rrezik të lartë të infektimit janë: Spanja, Franca, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta dhe Portugalia.

Të gjitha këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, gjë që i bën të jenë pjesë e listës së shteteve me rrezik të lartë.
Ndërkohë në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në web faqen e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listë kjo që përditësohet vazhdimisht.

-Advertisement-

“Lista është e publikuar në ëeb-faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë:, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera