Lajme

Shtetasi polak i sulmon dy policë në aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 13 August 2023

Një shtetas polak është arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë pasi i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i njëjti paraprakisht kishte shkaktuar probleme edhe me pasagjerët.

Njëri nga zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera