Lajme

Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në aeroportin e Prishtinës, tentoj të korruptonte policët me 10 euro

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 12 August 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar të enjten në orët e mesnatës në aeroportin e Prishtinës.

Arsyeja e arrestimit të burrit nga Shqipëria është sepse tentoi të korruptonte policët për të kaluar kontrollen për në Stamboll me 10 euro, shkruan Gazeta Infokus.

E gjithë kjo pasi policia e ndalën atë duke parë që në pasaportën e tij kishte një vulë refuzuese nga autoritetet kroate.

-Advertisement-

Policia rastin e ka cilësuar si dhënie e ryshfetit dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje e rasti po vazhdon të hetohet.

“Derisa i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë kishte qenë duke kaluar kontrollin kufitar për të shkuar për Stamboll është ndaluar pasi që në pasaportën e tij është vërejtur një vulë refuzuese e vendosur nga autoritetet Kroate. I dyshuari i kishte ofruar mito në vlerë 10€  zyrtarit policorë me qëllim që ta lirojë për të vazhduar udhëtimin. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetimet”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera