Lajme

Shtesat prej 100 euro, Ymeri: Qëllim është rritja e popullaritetit për e zgjedhjet e 9 shkurtit

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 24 December 2024

Analisti Visar Ymeri, ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti për të shpërndarë një shtesë prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët, duke e cilësuar atë si një masë elektorale.

Ai ka theksuar ndarja e parave në këtë kohë ka si qëllim përmirësimin e popullaritetit të qeverisë dhe kryeministrit përpara zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Si vjet, në fund të vitit nuk ka asgjë të jashtëzakonshme nëse krahason me pjesët e tjera të vitit që i bie që këto jepen me qëllim me kriju një rritje të popullaritetit për kryeministrin dhe qeverinë për zgjedhjet e 9 shkurtit sa që kanë për qëllim me ndihmu këdo e sado pak me këto para”, ka thënë Ymeri në Debat Plus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera