Lajme

Shtëpitë e shëndetit në Preshevë dhe Bujanoc bëhen “Shtëpi të Diskriminimit” (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 31 August 2023

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginë ka kryer një aksion simbolik me vendosjen e pankartave “Shtëpia e diskriminimit” në hyrjet e dy shtëpive të shëndetit në Preshevë dhe Bujanoc.

Kryetari i këtij këshilli Nevzad Lutfiu ka treguar arsyet se pse i emëruan me këtë emër pankartat gjatë aksionit në të dyja institucionet mjekësore.

“SHTËPIA E DISKRIMINIMIT” e quajtëm Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë. Sipas informacioneve që kemi 7 mjekë shqiptarë janë refuzuar në konkursin e fundit në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, ndërsa është pranuar një kuadër nga Vranja”.

-Advertisement-

“Nuk jemi aspak kundër kur punësohen kuadro serbë apo romë që jetojnë në Bujanoc, por të punësohen kuadro nga qytete të tjera dhe të refuzohen kuadrot shqiptare që jetojnë në Bujanoc, kjo është e pa pranueshme”, shkruan ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera