Lajme

Shtëpia-shkollë e Atifete Jahjagës po rrënohet (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 05 February 2018

Dhomat e kësaj shtëpie i shfrytëzuan qindra nxënës.

Në të shkollën e mesme e nisi dhe e përfundoi edhe ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Veç saj Shtëpia e Herticëve, për vite me radhë ofroi dije edhe për shumë nga figurat tjera politike.

-Advertisement-

Objekti që gjendet në Kodrën e Trimave, dikur zëvendësonte shkollën e mesme “Sami Frashëri”.

Kjo pasi gjatë viteve të ’90 kjo shkollë ishte mbyllur nga regjimi i atëhershëm serb.

Por tani ky objekt është kthyer në rrënoja. Për të nuk ka ndonjë interesim institucional.

Azemine Aliu, anëtare e familjes që dha në shfrytëzim këtë shtëpi, tregon se ajo ishte vetë kujdestare e këtij objekti bashkë me gjithë anëtarët tjerë të familjes, shkruan Infokusi.com

Tani kësaj i vije tejet keq për gjendjen në të cilën është lënë kjo shtëpi.

“Kanë qenë kohë të vështira ato të cilat i kemi kaluar, ndonëse më shumë i kujtojmë si ditë të mira, mirëpo na vjen keq që gjithë ata që janë shkolluar në këtë shtëpi, as nuk e kujtojnë”, thotë Azemine Aliu derisa kujton kohën e vështirë të funksionimit të këtij objekti si shkollë.

Tani familja e saj nuk dëshiron të përfitoj asgjë materialisht, mirëpo më e pakta që e kërkonështë që ti vendosën rrethoja që të mos rrëzohet objekti, krejt kjo që t’i mbetet trashëgimisë kulturore, përndryshe ajo tregon se kjo shtëpi dita e ditës po rrënohet.

Aliu tregon se deri më tani askush nuk është interesuar të kujdeset për këtë shtëpi, përveç vizitave që i bëhen nëçdo katër vite, në kohëfushatash zgjedhore.

“Askush asgjë nuk ka bërë për të restauruar këtështëpi, na vjen keq që ka vizitor edhe nga jashtë që duan ta shohin dhe shtëpia gati sa nuk po rrëzohet. Ne i kemi vendosur vetë disa mbajtëse sa për ta shpëtuar për sa kohë askush nuk është interesuar. E vetmja gjë që kemi marrë nga shteti deri më tani është një mirënjohje e dhënë nga Ministria e Arsimit, ndërsa sa për restaurim nuk është bërë akoma asgjë. Si familje jemi shumë të pakënaqur”, tha Aliu.

Se institucionet shtetërore dhe ato komunale nuk kanë treguar aspak interes në raport me Shtëpinë e Heritcëve, tregon edhe mësimdhënësi, Ilmi Reçica, që shërbeu aso kohe në këtë shkollë.

Reçica tregon se ky objekt që mirëpriti sa e sa gjenerata, tani ështëharruar nga bartësit e institucioneve qe edhe vet morën dije këtu.

“Nga kjo shtëpi-shkollë dikur dilnin dëftesa në të cilat shkruante Republika e Kosovës. Ishte vend ku guxoj të mësohej shqip e që të përmendej Republika e Kosovës, mirëpo tani nuk është treguar kujdes minimal në raport me këtështëpi. Ky objekt duhet të shpallët monomet i trashëgimisë dhe nuk bënë të harrohet, ngase nga aty kanë dal shumë nga figura të tanishme politike”, ka treguar Reçica.

Megjithëkëtë shkolla që njihet si e Herticëve tashmë ka statusin e objektit të mbrojtjes së përkohshme.

Samir Hoxha, këshilltar politikë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka treguar se për këtë objekt është paraparë edhe një buxhet në vlerë prej 30 mijë eurove.

“Shkolla e Herticeve ka status të mbrojtjes së përkohshme, ndersa sa i përket masave që do të ndërmerren për këtë aset të trashëgimisë kulturore, MKRS këtë vit e ka në projeksionin buxhetor kapital, ku  shuma e investimit është 30.000 euro. Ndërkaq niveli i ndërhyrjeve që do të behën  në këtë ndërtesë, respektivisht hartimi dhe zbatimi i projektit do të bëhet nga QRTK-Prishtinë në konsultim me pronaret dhe komunën e Prishtinës”, tha Hoxha.

Perkundër deklaratës së Hoxhës, deri më tani nuk ka asgje që është punuar në këtë drejtim.

Vite më parë edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajramii kishte premtuar se kjo shtëpi do të rinovohet, mirëpo kjo nuk u bë./V.K infokusi.com 

\

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera