Fun & Video

Shtëpia publike bën ofertën e pazakontë: Nëse vaksinoheni, ofrojmë seks falas për 30 minuta, prostitutën e zgjidhni vetë

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 11 November 2021

Një bordello austriake ka gjetur një mënyrë për të nxitur njerëzit të vaksinohen, si edhe për të rritur numrin e klientëve që ka rënë për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Fund Palast” ofron vaksina kundër koronavirusit dhe të gjithë ata klientë që pranojnë do kenë mundësinë që për 30 minuta të qëndrojnë falas në një nga saunat e hotelit, me një nga vajzat që punon në bordello, të cilën e përzgjedhin vetë.

Afërsisht 64% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, ndërsa qytetarët që nuk kanë pranuar deri tani nuk u lejohet të hyjnë në kafene, restorante dhe parukeri. Rregulli “2G”, i cili kërkon prova të vaksinimit të plotë ose shërimit nga koronavirusi, është gjithashtu në fuqi për hyrjet në hotele, kinema apo evente ku ndodhen më shumë se 25 persona.

-Advertisement-

Vendosja e këtyre rregullave ka çuar në rënie të numrit të klientëve në shtëpitë publike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera