Lajme

Shtëpia e Hivzi Sylejmanit hapet si Rezidenca e Shtatëmbëdhjetë

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 18 August 2022

Shtëpia e braktisur e Hivzi Sylejmanit në lagjen Taslixhe të Prishtinës është hapur sonte si Rezidenca e Shtatëmbëdhjetë.

Këtë e ka bërë të ditur Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, e cila tha se detajet do të publikohen më vonë.

“Fytyrat tona po e tregojnë vetë! Super t’lumtuna që më në fund shtëpia e braktisur e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe u hap sonte si Rezidenca Shtatëmbëdhjetë. Detajet tjera i ndajmë më vonë”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook, duke bashkangjitur një fotografi, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ndërtuar në vitet 1930, fillimisht si një ndërtesë banimi, në vitet 1940 shtëpia strehoi ish-Komitetin e Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovën, pastaj më 1948 u shndërrua në një bibliotekë të qytetit, e cila funksiononte deri para disa vitesh.

Komuna e Prishtinës vendosi ta rivitalizojë ndërtesën, duke ia caktuar atë Manifestës 14, e cila mori përsipër renovimin, konceptimin e funksionalitetit të saj dhe përfundimisht rihapjen e hapësirës për publikun brenda programit të Bienales.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera