Shtëpia e djegur në Istog, banorët thonë se s’ka të bëjë me probleme ndër-etnike

Autori: Gazeta inFokus
21:15 | 11 July 2023
Shtëpia e një serbi të cilit i janë dorëzuar çelësat të premten nga Qeveria e Kosovës është përfshirë nga zjarri ditën e hëne. Banorët e fshatit Veriq në Istog tregojnë rrëfime e histori për raportet e mira që kishin me fqinjin, Svetisllav Josiq, për çka nuk besojnë se ndokush nga lagja mund ta ketë bërë këtë veprim. Edhe bashkëshortja e Svetisllavit, Vera Josiq për RTV Dukagjini ka pohuar se me banorët kanë raporte të mirë, prandaj nuk ka ndonjë person në të cilin dyshon për zjarrin në shtëpi.
Shtëpinë në këtë truall thotë se e kishte blerë nga serbët e kishte ndërtuar në vitet e 80-ta, ndërkaq deri në fillimin e luftës fqinj të parë e kishte një serb.
Svetisllav Josiqit e mbanë mend mirë Xhafer Delijaj, tash në pension.
“Kanë qenë kojshi (fqinj të mirë), nuk mundem me fol keq për ta. Mirëpo për sa i përket kësaj ngjarjes që ka ndodhur, këtu unë nuk mundem me ditë edhe nuk besoj që dikush prej kojshive (fqinjëve) që e ka bërë”, ka deklaruar Xhafer Delijaj, fqinj.
Këtë raport e kishin deri në kohën e luftës, atëherë kur Josiqi u largua për në Serbi.
Vitin e fundit i njëjti po planifikonte të kthehet në fshatin Veriq në Istog, por jo gjithçka shkoj sipas planit.
Sveta siç e njohin banorët lokalë, ka qenë person liberal për çka e kanë respektuar e gjithë zona.
“Vallahi unë e kam ndje veten shumë keq, pse? a di si është një punë kur nuk ke çka me i bo kalit e i mëshon “samarit”, ajo nuk është në rregull”, ka deklaruar Delijaj.
Përpos me Xhaferin edhe disa banorë tjerë prapa kamerës thanë se me serbin që dikur e kishin fqinj nuk kanë kurrfarë problemi prandaj nuk besojnë se dikush i lagjes qëndron prapa këtij incidenti.
RTV Dukagjini ka arritur të komunikojë përmes telefonit me vet Svetisllavit por që nuk ishte i gatshëm të flasë. Çka pati të flasë ai e tha bashkëshortja Vera Josiq.
“Paj nuk e di. Ne të premten kemi pranuar çelësat dhe pastaj kjo organizata e juaj na ka thënë që të kthehemi në shtëpi në Jagodinë derisa të vijnë mobilet se nuk kishim mobile sepse vetëm dyshemeja dhe banjo ishin të rregulluara. Jo ne nuk dyshojmë, nuk e dimë. Policia e din më së mirë këtë dhe ju se kush është dhe çka. Ne nuk dyshojmë në askënd prej fqinjëve. Jo, mund t’i pyesni lirisht. Me secilin jemi mirë”, ka deklaruar Vera Josiq, pronare e shtëpisë.
“Policia ka nisur hetimet, por që deri më tani nuk ka të arrestuar..”, ka deklaruar Fadil Gashi, Zëdhënësi i Policisë në Pejë.
“Në vendin e ngjarjes ka elemente ku zjarrëvënia dyshohet të jetë bërë e qëllimshme, nga personi ose persona të mundshëm. Dhe për këtë çështje prokurori ka autorizuar Policinë e Kosovës që të marrë veprime konkrete”, ka deklaruar Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë.
Ndonëse e braktisur qe dy dekada gjatë ditës, në këtë oborr kishte shumë vizitorë.
Ndër ta ambasadori amerikan, kryetari i komunës, Ilir Ferati dhe Ministri për Komunitete, Nenad Rashiq,
Ky i fundit u zotua se projektin që e kanë nisur do ta përfundojnë.
“Ju nëse nuk keni vëllain dhe motrën është një gjë që fatkeqësisht të ndodh, por nëse nuk e keni kojshinë (fqinjin) e mirë, atëherë ju me të vërtetë jeni i humbur”, ka thënë Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim.
Rashiq bënë thirrje që rastet ku fajtor mund të jenë disa individë mos përdoren për të fajësuar një komunitet të tërë, e për të përhapur gjuhë të urrejtjes./RTV Dukagjini/

Të tjera
-
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NA...
-
“SHBA-të janë begatia e Zotit”, imami Maliqi pret në xhami ushtarët amerikanë
Në një takim të veçantë dhe përplot emocione, imami Labinot Maliqi ka pritur ...
-
Drejtori i CIA-s thotë se programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, thotë se agjencia e tij ka “inteligjencë të...
-
Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes
Trupi i një 25-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy ditë...
-
Kurti: Ngjyrat e Luginës nuk bëjnë kompromis me heshtjen, janë rrëfim i qëndresës përballë padrejtësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen solemne të ekspozit...
-
Trump: Ia ndaluam Serbisë që të niste ndonjë përplasje
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e kanë ndaluar Serbinë që të n...
-
Rutte: KFOR-i vazhdon të jetë në Kosovë, asgjë s’ka ndryshuar
Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë të mbajtur për media në kua...
-
Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, ka njoftuar se në rastin “Thaçi ...
-
“Krejt Prishtina e dinë që Urani ka me qenë”, Memli Krasniqi jep detaje për kandidatët për komuna: Agim Aliu, Shaqir Totaj, në Mitrovicë Arian Tahiri…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, konfirmoi ek...
-
Personi i zhdukur në Gorozhup gjendet i gjallë – Operacioni përfundon me sukses
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka bërë të ditur se operacioni ...
-
Hoxhaj: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, në Klan Ko...
-
“Jo më ‘masakra’ me 40 euro shezlloni për kosovarët”, Ndreu- Katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se çështja e shezll...