Shtëpia e Bardhë, 10 milionë dollarë shpërblim për informacione të sulmeve kibernetike
Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 16 July 2021
Departamenti i Shtetit do të ofrojë shpërblime deri në 10 milionë dollarë për informacione që çojnë në identifikimin e cilitdo që merret me veprimtari kibernetike kundër infrastrukturës kritike të SHBA-ve. Shtëpia e Bardhë ka nisur një grup pune për të koordinuar përpjekjet për të ndaluar këto sulme.
Administrata Biden po programon gjithashtu një faqe elektronike të quajtur stopransomware.gov për të ofruar burime publike për t’iu kundërvënë kërcënimit dhe ndërtimit të një qëndrueshmërie më të lartë në rrjete, u tha gazetarëve një zyrtari i lartë i administratës.
Një masë tjetër që u njoftua të enjten për të luftuar sulmet kibernetike vjen nga Rrjeti i Zbatimit të Krimeve Financiare në Departamentin e Thesarit. Ajo do të angazhojë bankat, firmat e teknologjisë dhe aktorë të tjerë në përpjekje më të përqendruara kundër pastrimit të parave me kriptomonedha dhe gjurmimin më të shpejtë të të ardhurave nga sulmet kibernetike, të cilat paguhen me monedhën virtuale.
Zyrtarët shpresojnë të kapin më shumë pagesa të kërkuara pas sulmeve kibernetike, siç bëri FBI-ja në rikuperimin e shumicës së 4.4 milionë dollarëve shpërblim të paguara nga kompania Colonial Pipeline në muajin maj.
Shpërblimet ofrohen në kuadër të programit të Departamentit të Shtetit Shpërblimet për Drejtësi.
Zyrtari i administratës nuk pranoi të komentonte nëse qeveria amerikane kishte dorë në zhdukjen të martën në internet të REvil, bandës së lidhur me Rusinë e që është përgjegjëse për një sulm kibernetik të zinxhirëve të furnizimit që paralizoi mbi 1.000 organizata globale më 2 korrik duke vënë në shënjestër ofruesin Kaseya të shërbimeve të internetit me bazë në Florida. Operacionet kibernetike mbledhin të dhëna nga rrjetet, të cilat kriminelët i zhbllokojnë kur paguhen.
Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se REvil mund të ketë vendosur të heqë dorë dhe të rishfaqet më vonë me një emër të ri, siç kanë bërë në të kaluarën.
Një mundësi tjetër është që Presidenti rus Vladimir Putin në të vërtetë të marrë parasysh paralajmërimin e Presidentit Joe Biden se do të ketë pasoja nëse ai nuk frenon kriminelët e sulmeve kibernetike, të cilët gëzojnë një strehë të sigurt në Rusi dhe shtetet aleate.
Kjo duket e pamundur megjithatë, duke pasur parasysh deklaratën e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov për gazetarët të mërkurën ku ai nuk ishte në dijeni të zhdukjes së faqes REvil.
“Unë nuk e di se cili grup u zhduk dhe ku,” tha ai. Ai tha se Kremlini i konsideron krimet kibernetike “të papranueshme” dhe se ato meritojnë dënim, por analistët thonë se ata nuk kanë parë prova të një goditjeje nga Putini./ VOA
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...