Lajme

Shtëpia afër Gjykatës së Drenasit në flakë, pamje nga vendi i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 21 July 2022

Një shtëpi afër Gjykatës Themelore të Drenasit është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, s’raportohet për të lënduar.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Shaban Shala në Drenas. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes të cilat mund t’i shihni në videot e mëposhtme:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera