Shtëpi, banesë, tokë e mbi 47 mijë euro në banka, kjo është pasuria e kryeshefit të KEK-ut që u arrestua sot
Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 19 April 2023
Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, nën dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’’, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, Krasniqi është dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa janë bërë të ditura detajet nga bastisjet që kanë kryer Krimet Ekonomike.
Sa është i pasur kryeshefi i KEK-ut?
Si pasuri të paluajshtme, Krasniqi ka deklaruar një banesë me sipërfaqe rreth 90 m2, e cila arrin vlerën e 67 mijë e 500 eurove dhe po ashtu një shtëpi e cila kap vlerën e 119 mijë e 763 eurove.
Krasniqi ka deklaruar se posedon edhe një tokë bujqësore në vlerë të 3 mijë e 960 eurove dhe një hapësirë që arrin vlerën e rreth 28 mijë e 800 euro.
Kryeshefi i KEK-ut, ka një shifër të lartë të parave që e mban nëpër banka, ku në njërën prej tyre ka para të gatshme rreth 7 mijë e 810 euro, e në një tjetër mbi 23 mijë.
Në total, del se Krasniqi dhe familja e tij posedojnë para të gatshme mbi 47 mijë euro.
Bastisjet dhe arrestimi i tij
Prokuroria Speciale njoftoi se atij i janë bastisur edhe dy banesat e tij, ku janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme.
“Njësia e Veçantë e Hetimeve sot ka bastisur zyrën e të pandehurit N.K. në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre (3) kompjuter, një (1) llap-top, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit i pandehuri me inicialet N.K., është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.“, thuhet në njoftim.
Pse kërkoi trajtim mjekësor në QKUK, që më pas e refuzoi
Avokati i tij, Taulant Ferizi, ka deklaruar se Krasniqi ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK, pasi sipas tij i është përkeqësuar gjendja gjatë bastisjes.
Sipas tij, nga ajo që kanë mësuar, kontrolli është kryer për dy kontrata të nënshkruara në fushën e prokurimit.
“Jo, nuk është e vërtetë që drejtori ka refuzuar me iu bastisë banesa. Pas ardhjes së policisë, një numër goxha të madh të policisë për bastisje edhe për jo profesionalizmin e tyre që është tregu ka kërku që të dërgohet në QKUK. Kanë ardhë ekipet mjekësore të Emergjencës dhe e kanë vlerësuar që i njëjti ka nevojë me u dërgu në QKUK”, ka thënë ai.
Krasniqi u dërgua në këtë qendër, por nga Emergjenca e kanë konfirmuar se i njëjti ka refuzuar të kontrollohet nga mjekët në këtë klinikë.
Doktori Naser Syla ka treguar se Krasniqi nuk ka pranuar të marrë trajtim aty.
“Po, e kanë sjellë Policia dhe e kanë marrë prapë me veti. Nuk e di çfarë shqetësime ka pasur, por nuk ka dashur të kontrollohet”, tha Syla.
KEK-u thotë se s’ka informacion pse Policia ia kontrolloi zyrat
Ndryshe, Korporata Energjetike e Kosovës tha se nuk ka ndonjë informacion zyrtar për kontrollin e kryer nga Policia e Kosovës në zyrat e këtij institucioni të mërkurën.
Në një komunikatë dërguar mediave, KEK-u tha se mbetet i hapur për bashkëpunim me organet e rendit si dhe do të ofrojë qasje të plotë “në cilëndo kërkesë nga këto organe”.
“Megjithatë, KEK mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit”, thuhet në njoftim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Tenderi 3.5 milion euro dyshohet që është njëri nga arsyet që qoi krimet ekonomike në KEK
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...