Shtatzënë në kohën e COVID-19, mjeku iu përgjigjet disa prej pyetjeve kryesore
Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 07 April 2020
Ndërsa të tjerë persona rezultojnë pozitivë në COVID-19, të tjerë presin për t’u shëruar, qindra-mijëra nëna presin të sjellin në këtë botë, jetë të reja.
Në Kosovë brenda vitit lindin rreth 25,000 foshnje. Kjo do të thotë se rreth 25,000 shtatzëna në këto momente të epidemisë mund t’i ekspozohen rrezikut për infeksion.
Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë disa këshilla për të gjitha shtatzënat në vendin tonë, pasi ato mund të jenë me të ndjeshme ndaj infeksioneve respiratore për shkak të ndryshimeve që ndodhin në trupin e tyre.
“Deri më tani nuk është vërtetuar se shtatzënat janë më të rrezikuara se sa popullata e përgjithshme. Por, për shkak të ndryshimeve që ndodhin në trupin e tyre dhe në sistemin imun, femrat shtatzëna mund të jenë më të ndjeshme ndaj infeksioneve respiratore”, tha doktori Krasniqi.
Por, cila janë veprimet që duhet të ndërmarrin të gjitha shtatzënat për t’u mbrojtur nga COVID-19.
“Pastroni duart sa më shpesh me tretësira me bazë alkooli ose me sapun dhe ujë; Mbani distancën me personat tjerë dhe shmangni kontaktet me shumë njerëz; Mos prekni me duar sytë, hundën dhe gojën; Praktikoni higjienën respiratorë: mbuloni gojën dhe hundën me një faculetë kur kolliteni apo teshtini dhe hidhni pastaj faculetën ne shportën e mbeturinave; Nëse keni temperaturë, kollitje ose vështirësi në frymëmarrje, lajmërohuni menjëherë te mjeku”, vijoi me këshilla Krasniqi.
Shtatzënat mund të testohen për COVID-19 nëse kanë simptoma, madje kanë prioritet.
Por, a mund të kalojë virusi nga shtatzënat tek fetusi ose fryt?
“Ende nuk dihet nëse shtatzënat me COVID -19 mund ta përcjellin virusin tek fryti apo foshnja gjatë dhe pas lindjes. Deri më sot virusi nuk është gjetur në lëngun amniotik e as në qumështin e gjirit”, tha Krasniqi.
Mjeku i njohur thotë se shtatzënat me COVID-19 nuk e kanë të domosdoshme të lindin me prerje cezariane, vetëm nëse kanë arsye të tjera shëndetësore.
Një tjetër pyetje e rëndësishme është që nëse nënat e infektuara duhet të ushqejnë me qumësht gjiri foshnjat e tyre.
“Po. Nënat me COVID-19 mund të ushqejnë me qumësht gjiri foshnjat. Por duhet të praktikojnë higjienën respiratore, pra të mbuloni gojën dhe hundën me maskë ose faciletë gjatë gjidhënies, pastroni duart gjithmonë para dhe pasi të prekni ose ta mbani foshnjën dhe të pastroni dhe dezinfektoni rregullisht sipërfaqet që prekni”, përfundoi Krasniqi.
Të tjera
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...