Shëndetësi

Shtatzënat vërtet kanë “tru bebeje”

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 22 January 2018

Nga harresa nëpërmjet marrjes së vendimeve të këqija deri te mungesa e përqendrimit – shtatzënat qëmoti ankohen në “trurin e bebes”, mirëpo deri tani kjo është konsideruar si tregim plakash. Megjithatë, lidhur me këtë ka të vërteta.

Studimi i ri ka treguar që “truri i bebes” është fenomen real.

Shkencëtarët kanë analizuar funksionet kognitive të 709 shtatzënave dhe të 521 femrave të cilat nuk kanë qenë shtatzëna, pra ky është studimi i parë i bërë i këtij lloji.

-Advertisement-

Secila pjesëmarrëse ka kaluar një sërë testesh, nga të cilat disa kanë nënkuptuar kujtesën e një sërë numrash.

Krejtësisht papritur, rezultatet kanë treguar që shtatzënat janë më keq në marrjen e vendimeve, në planifikimin, kujtesën dhe e kanë të vështirë ta mbajnë kujdesin të orientuar në një gjë.

Përveç kësaj, shkencëtarët gjithashtu kanë konstatuar që “truri i bebes” ka efekte të ndryshme te femrat në periudha të ndryshme të shtatzënisë.

Derisa rënia e të gjitha atyre aftësive është vërejtur në fillim të tremujorit të parë, stabilizohet ngadalë nga mesi deri në fund të shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Është me rëndësi që megjithatë, të përmendet që, edhe pse shtatzënat nuk kanë pasur rezultate të shkëlqyeshme në teste, aftësitë e tyre kanë qenë në kufij të normales.

Duke i ditur këto, duhet përmendur edhe atë që disa femra bëhen harraqe gjatë shtatzënisë apo përqendrimin e kanë më të dobët, nuk u shkaktojnë pengesa në jetën dhe e përditshme obligime.

Edhe pse zyrtarisht është konstatuar që shtatzënat e kanë “trurin e bebes”, shkencëtarët thonë që duhet të konstatohet përse ndodh kjo gjë dhe sa zgjasin efektet pas lindjes.

“Studimi intrigues i publikuar vitin e kaluar ka treguar që te shtatzënat ndodhin ndryshime të masës së hirtë të trurit, posaçërisht në pjesët të cilat janë përgjegjëse për procesimin e informacioneve sociale, siç janë ‘dekodimi” i ekspresionit facial të bebes, deri te vendosja e lidhjes së shëndetshme midis bebes dhe nënës”, thotë SashaDavis, njëra ndër autoret e studimit.

Kjo do të mund të thotë që truri i bebes pikërisht është fenomen, i cili femrave u ndihmon që të përgatiten për beben, përkatësisht truri u ndihmon që të jenë të gatshme për rolin e ri”, thotë ajo.

Ky studim ka treguar edhe që truri “kthehet në gjendjen e mëparshme” dy vjet pas lindjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera