Lajme

Shtatori më i lirë, Ksamili i mbushur me turistë të huaj: Plazhi si në Maldive

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 10 September 2022

Turistë të ndryshëm kanë zgjedhur të shijojnë qetësinë dhe freskinë e shtatorit pranë detit dhe natyrës së bukur që jugu i Shqipërisë ofron.

Pushuesit e huaj, të ardhur nga Zvicra dhe Italia thonë se e kanë zgjedhur Ksamilin pasi kanë konsideruar përshtypjet e marra në internet apo nga miqtë e tyre që kane vizituar më herët.

“Kemi ardhur nga Zvicra, para tre ditësh. Deti është shumë i bukur, uji i freskët Ishim në Durrës edhe Tiranë. Na thanë që Ksamili dhe Saranda janë vende mahnitëse, Maldivet e Shqipërisë, dhe erdhëm ti shohim. Në këtë periudhe te vitit koha është më e freskët dhe çmimet më të ulëta. Do të rrimë këtu 14 ditë.”

-Advertisement-

“Jemi surprizuar nga klima dhe sjellja e mirë e njerëzve, këtu hahet shumë mirë, prisja plazhe me te mëdha, por shumë mirë është edhe kështu gjithçka është perfekt.”

Rritjen e numrit të turistëve, operatori turistik Albert Sula e lidh edhe me uljen e çmimeve.

Pritshmëritë për shtatorin sipas Sulës janë pozitive pasi është rritur numri i prenotimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera