Lajme

Shtatë raste të reja dhe një rast i vdekjes nga Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 19 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 7 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 26 persona nga ky virus.

“Nga 1.324 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631.

Në total numri i rasteve aktive është 380”, bëhet e ditur në njoftim. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera