Lajme

Shtatë raste pozitive dhe një person humb jetën nga Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 20 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një rast i vdekjes, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa bëhet e ditur se nga 1.546 mostra , 7 persona kanë rezultuar pozitivë.

“Nga 1.546 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.665.

Në total numri i rasteve aktive është 352”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera