Shtatë raste në raportin 24-orësh të policisë ku viktima janë gratë
Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 27 November 2022
Dhunë në familje, lëndim i lehtë e rëndë trupor, ngacmim seksual dhe kanosje janë veprat penale që rëndojnë mbi burrat e që viktima janë gratë.
Në raportin 24-orësh janë raportuar 7 raste të ndryshme, ku gratë janë viktima.
Në raportin 24 orësh thuhet se dje në Fushë Kosovë një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“DHUNË NË FAMILJE | Fushë Kosovë 26.11.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit ka shkuar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”.
Dhunë në familje ka pasur edhe në Prishtinë. Atje të premten një burrë e ka kanosur gruan e tij.
“DHUNË NË FAMILJE | Prishtina, Prishtinë 25.11.2022 – 23:50. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij, të njëjtën e ka kanosur. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Ndërsa, në Fushë Kosovë, një person është arrestuar pasi për motive xhelozie e ka sulmuar fizikisht ish të dashurën.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR | Fushë Kosovë 24.11.2022 – 20:30. Është arrestuar (me 26.11.2022) i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet për motive xhelozie kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ishte (më herët) në lidhje dashurie. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
E në Gjilan, një e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një burrë, i cili është dërguar më pas në mbajtje.
“NGACMIM SEKSUAL | Gjilan 25.11.2022 – 10:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
Në fshatin Soponicë të Kaçanikut është arrestuar një burrë pasi i ka shkaktuar lëndime një gruaje, mirëpo Policia nuk e ka bërë të ditur raportin mes tyre .
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR | Fsh. Soponicë, Kaçanik 25.11.2022 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka shkaktuar lëndime viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Kaçanik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur dje në Istog, ku një burrë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“DHUNË NË FAMILJE | Istog 26.11.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Ndërkaq, në Vushtrri një burr është arrestuar pasi e ka kanosur gruan e tij.
“KANOSJE | Vushtrri 26.11.2022 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kanosur bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
Kujtojmë që mëngjesin e të shtunës një 63-vjeçare në Prishtinë dyshohet se u vra me sëpatë nga burri i saj.
Të tjera
-
Eurodeputeti austriak: Vetëm me ndryshimin e rrethanave politike në BE është i mundur një kompromis për Kosovën
Shefi i delegacionit të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Parlamentin Ev...
-
Vera merr fund përfundimisht, ulje drastike e temperaturave dhe përmbytje, borë në zonat malore
Pas temperaturave jashtëzakonisht të larta që kanë mbretëruar pothuajse gjatë...
-
A do të kandidojë përsëri për Presidente dhe a do të vazhdojë në politikë, Osmani çon mesazh: Nuk më heqin qafe lehtë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ...
-
Osmani e konfirmon që s’e deshti afër Martin Berishajn gjatë vizitës në Kroaci: Ashtu kam vendosur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në gusht ishte në një vizitë zyrtare në ...
-
Vendimi për Calin, Specialja caktoi gjyqtarët por jo edhe seancën
Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anulo...
-
Dështimi për anëtarësim në Këshill të Europës, kush prishi punë sipas presidentes, Kurti apo Gërvalla?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me moskoordinimin për le...
-
Osmani thotë se Shefi i CIA’s ka pasur vetëm një kërkesë – “S’është e jashtëzakonshme, por s’mund ta bëjë publike”
Një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është paraqitur për Kosovën n...
-
Osmani: Zgjedhjet dhe referendumi i Serbisë u ndalën në zyrën time
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo ka qëndruar në të gjitha...
-
Ende pa datë takimi mes Kosovës dhe Serbisë
Ndonëse nuk është bërë e ditur data e takimit të ardhshëm mes Kosovës e Serbi...
-
Abdixhiku e mbështet Zhegrovën, pas përjashtimit, e quan aset kombëtar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pë...
-
Osmani flet për masat e BE-së ndaj Kosovës: Javëve të fundit disa shtete kanë kërkuar të mbeten masat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se javëve të fundit janë njoftu...
-
Ben-Meir: Njohja e Kosovës nga Serbia do të përshpejtohet sapo të largohet Putini
Alon Ben-Meir, profesor amerikan në pension dhe ekspert i politikës ballkanik...