Lajme

Shtatë persona të vrarë dhe 27 të plagosur në rajonin e Kharkiv

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 15 April 2022

Trupat ruse kanë hapur zjarr ndaj autobusëve që transportonin civilë ditën e sotme në fshatin verilindor ukrainas të Borovaya, ku raportohet se shtatë persona ndërruan jetë dhe u plagosën 27 të tjerë.

Zëdhënësi i zyrës së prokurorit rajonal të Kharkiv, Dmytro Chubenko tha se zyrtarët ukrainas janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë rrethanat rreth sulmit të supozuar, i cili ndodhi orët e fundit.

Mësohet se autobusët po transportonin civilë nëpër territorin e kontrolluar nga Rusia në atë kohë.

-Advertisement-

Çubenko tha se Ukraina ka hapur procedime penale në lidhje me këtë ngjarje ku i akuzon trupat ukrainase si të dyshuar për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kombinuara me vrasje me paramendim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera