Sport

Shtatë ndeshje dy pikë, Batatina tregon se a do të jep dorëheqje nga Llapi

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 20 October 2020

Llapi e ka nisur në mënyrën me të keqe të mundshme edicionin e ri në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara kanë arritur vetëm dy pikë, duke humbur në pesë takime.

Skuadra nga Podujeva sot ka luajtur baras 2-2 me Besën e Pejës, që në fund të takimit i’a mohoi fitoren mysafirëve.

-Advertisement-

Pas ndeshje ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka thënë se pavarësish rezultateve të dobëta nuk do të jep dorëheqje nga Llapi.

“Jo, nuk do të jap dorëheqjen, do të diskutojmë me skuadrën dhe do e shikojmë se ku jemi duke gabuar. Nuk po kemi aspak fat, Besa na barazoi në minutën e 100-të dhe ne nuk morëm tre pikë nga një ndeshje që e kishim në dorë”, ka thënë Batatina për Art Sport.

Llapi pas këtij barazimi mbetet i fundit me vetëm dy pikë të arkëtuara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera