Lajme

Shtatë deputetë të VV-së kundër Qeverisë për pagat, analisti tregon a mund të ketë largime nga partia

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 05 October 2022

Shtatë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë deklaruar kundër Qeverisë lidhur me ekzekutimin e pagave për punëtorët e arsimit.

Deputetët Eman Rrahmani, Alban Bajrami, Fatmir Humolli, Visar Korenica, Gramo Agusholli nga Vetëvendosje dhe Haxhi Avdyli e Jeta Statovci nga Guxo që janë në Grup Parlamentar me VV-në, kanë kërkuar që Qeveria të bëjë ekzekutimin e pagave.

Por, sipas analistit Gazmir Raci, kjo është e mira e demokracisë, që të ketë mendime ndryshe brenda Grupit Parlamentar.

-Advertisement-

“Kjo është e mira e demokracisë, d.m.th që ka debat brenda Grupit Parlamentar të partisë kryesore që qeverisë në vend. Për mua do të ishte më shqetësuese nëse nuk do të kishte zëra kundër sepse atëherë nuk do të kishte demokraci, edhe unë e kam parë si diçka pozitive që brenda partisë të ketë tema të diskutimit për çështje të ndryshme, të rëndësishme për jetën e qytetarëve në këtë vend”, thotë ai.

Derisa ky kundërshtim u pa si mundësi për përçarje apo largime të deputetëve nga Vetëvendosje, kështu nuk mendon Raci.Ai vlerëson se VV i ka ditur qëndrimet e tyre edhe kur i ka kandiduar për deputetë, e këta të fundit ai i konsideron të përgjegjshëm.

“Nuk pres përçarje të këtyre deputetëve dhe në bazë të bisedimeve që kanë pasur disa prej tyre vazhdojnë të besojnë në bindjet e tyre politike, për të cilat janë angazhuar në zgjedhjet e fundit dhe kanë marrë votat e qytetarëve, kështu që ata unë i konsideroj deputetë të përgjegjshëm që po kontribuojnë në temat që ata mendojnë ndryshe, kjo është e bukura e demokracisë parlamentare dhe demokracisë partiake dhe duhet marrë si procese normale, unë prapë po them se më i shqetësuar do të isha nëse nuk do të kishte mendime ndryshe”, thekson ai.

Analisti për Gazeta Blic ka thënë se nuk pret lëvizje tjera dhe se ata deputetë nuk duhet të margjinalizohen për qëndrimet e tyre.

“Nuk pres lëvizje tjera, përderisa e di që Lëvizja Vetëvendosje kur i ka kandiduar këta deputetë e ka ditur se ata kanë mendime të ndryshme për tema të caktuara dhe e ka ditur se këta kanë elektorat të tyrin dhe ata nuk duhet të margjinalizohen dhe kanë qëndrime individuale”, deklaron Gazmir Raci

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera