Lifestyle

Shtatë arsyet për të cilat uji me limon është më i mirë se kafeja

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 27 November 2017

Të gjithë pajtohemi se kafeja ka përparësitë e saja shëndetësore dhe e ka një shije shumë të mirë, mirëpo ekziston edhe një pije edhe më e mirë për të filluar ditëm- ujë i ngrohtë me limon.

Uji me limon jo vetëm që shuan etjen mëngjesore por është i pasur me vitamina dhe materie ushqyese, ndërsa në vazhdim do të lexoni përparësitë e ujit me limon.

Rritja e energjisë

-Advertisement-

Limoni është një burim natyror i kaliumit, kalciumit dhe magnezit, përmban shumë elektrolite që hidratojnë trupin tuaj dhe në të njejtën kohë e pastrojnë atë nga toksinat.

Forcon sistemin imunitar

Kur vitamina C e limonit përzihet me ujë, shërbejnë si adaptogen, një substancë natyrore që normalizon proceset në trup dhe ndihmon në luftën kundër virusëve dhe infeksioneve të tjera.

Humbja e peshës

E keni dëgjuar për fibrat pektin? Ato zhvillojnë absorbimin e glukozës në trup dhe normalizojnë numrin e lipideve në trup, duke ulur dëshirën për ushqim. Për shkak të këtyre gjërave ju ndihmojnë të humbasni në peshë ndërsa lajmi i mirë është se limoni është përplot me pektin.

Ulja e stresit

Depresioni dhe ankthi mund të jenë si rezultat i mungesës së kaliumit në gjak, ndërsa vetëm aroma e limonit mund të qetësoje sistemin tuaj nervor.

Lëkurë më e bukur

Limoni është armë kundër çdo gjëje që shkakton puçrra dhe ndezje të lëkurës suaj. Antioksidantët e limonit mund të pastrojnë lëkurën tuaj nga njollat dhe të zbusë puçrrat dhe skuqjen e lëkurës.

Aromë e freskët e gojës

Aciditeti i limonit stimulon gjëndrrat e pështymës dhe me këtë e parandalon gojën e thatë, e cila është një ndër shkaktarët kryesorë të kundërmimit të gojës. Uji me limon mund të parandalojë sëmundje të mishit të dhëmbëve dhe të zbusë dhembjet e dhëmbit.

Koncentrim më i mirë

Limoni ka koncentrim më të madh të joneve negative sesa pemët tjera, ndërsa ato e rrisin qarkullimin e oksigjenit deri në tru andaj edhe ndjeheni më të kthjellët në mëngjes./femra.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera