Shtatë arsye pse divorci është më mirë sesa një martesë jo e shëndetshme
Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 02 June 2020
Kur martohemi, ndihemi plotësisht të sigurt që më në fund kemi arritur të gjejmë “atë”, të duhurin! Por, për fat të keq, statistikat tregojnë rezultate shumë të ndryshme…Rreth një në katër martesa përfundon në divorc
Edhe pse ndonjëherë është e vështirë të pranosh që nuk funksionon, nuk duhet të shqetësohesh, sepse ka shumë gjëra të mira që një divorc mund të sjellë në jetën tënde.
Më mirë një divorc i dhimbshëm, se një martesë e keqe apo jo?
1. Ju mund t’i kushtoni energjinë tuaj rritjes suaj personale
Nëse qëndroni në një martesë jo të shëndetshme për një kohë të gjatë, mirëqenia juaj emocionale është gjithmonë në rrezik. Kjo dhimbje mpirëse mund t’ju japë ndjenjën se keni filluar të humbni veten.
A ju kujtohet hobi juaj i vjetër apo gjërat që dikur ju sillnin kënaqësi? Nëse përgjigjet tuaja janë “JO”, ndoshta është koha për të bërë disa ndryshime në jetën tuaj personale.
2. Do të keni një shans më të mirë për të gjetur të duhurin
Kur jeni të martuar, në mënyrë të pandërgjegjshme përpiqeni të qëndroni larg seksit të kundërt, në mënyrë që të mos e bëni partnerin tuaj xheloz. Në këtë mënyrë, ju mungojnë shumë mundësi dhe njerëz të shkëlqyeshëm me të cilët mund të bëni miqësi.
Nëse mendoni se martesa juaj është bërë mbytëse, një divorc mund t’ju ndihmojë të pastroni rrugën për të gjetur partnerin e duhur në të ardhmen.
3. Do të ndjeheni më të lumtura
Kur dilni nga një martesë e keqe, mund të humbni një bashkëshort, por në të vërtetë fitoni lumturinë.
Jeta është shumë e shkurtër për ta humbur atë te njerëzit kontradiktorë dhe në marrëdhënie jo të shëndetshme. Dhe nëse mendoni se martesa juaj po ju bën të ndjeheni të paplotësuar dhe të pakënaqur, është përfundimisht koha të largoheni.
4. Edhe fëmijët tuaj do të jenë më të lumtur
Shumë çifte e kuptojnë që janë të pakënaqur dhe prapë vendosin të qëndrojnë të martuar “për hir të fëmijëve”. Por kjo është një ide me të vërtetë e keqe.
Fëmijët mund të dëgjojnë argumentet tuaja dhe vazhdimisht mund të ndjehen të stresuar nga tensioni në martesën tuaj të pakënaqur. Madje, ata mund të krijojnë një ide të gabuar rreth asaj se çfarë është një marrëdhënie e shëndetshme, gjë që mund të çojë në probleme të mëdha në jetën e tyre personale në të ardhmen.
5. Shëndeti juaj mund të përmirësohet
Shumica e njerëzve besojnë se martesa mund të forcojë shëndetin tuaj, por në rastin e një martese të keqe kjo nuk funksionon fare. Përkundrazi, një martesë e pakënaqur, e mbështjellë nga konflikti mund të jetë më e keqe për ju, sa e shëndetshme.
Studimet konfirmojnë që të jetosh në një shtëpi me konflikte mund të jetë po aq e dëmshme fizikisht sa pirja e tepërt e duhanit ose stresi në punë. Pra, nëse ende nuk jeni ndarë me burrin tuaj që nuk është “gjysma jote më e mirë”, mbani mend se keni një rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës, kancer, artrit, diabet dhe një sistem imunitar më të dobët.
6. Do filloni të dukeni më mirë
Edhe nëse nuk keni ndërmend të ndiqni një dietë ose të bëni botoks pas divorcit, prapë mund të vini re disa ndryshime të papritura në pamjen tuaj.
Shumë njerëz pranojnë se ata u transformuan me forcë nga brenda sepse filluan të ndjehen më mirë dhe më të gjallë, sidomos pas ndarjes…
7. Pse jo, mund të keni një pension më të lartë
Rrallëherë shpëtojmë nga një martesë pa shpenzime. Sidoqoftë, një divorc në të vërtetë mund të jetë i dobishëm financiarisht për ju në planin afatgjatë.
Disa studime dëshmojnë se gratë e divorcuara që nuk martohen përsëri shpesh kalojnë një pleqëri më të mirë. Pas një divorci, ato zakonisht përqendrohen në karrierën e tyre dhe punojnë më shumë orë sesa dikur. Të gjitha këto rezultojnë në fitime më të larta, çka i ndihmon gratë të japin kontribute më të mëdha në llogaritë e pensionit. /Bright Side
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...