Lajme

Shtabi komunal emergjent diskuton gjendjen me COVID-19 në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 30 November 2020

Shtabi komunal emergjent i Kamenicës sot ka diskutuar për gjendjen aktuale me pandeminë koronavirus në këtë komunë si dhe masat e ndërmarra nga nivelet qendrore në raport me komunën.

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati tha se duke e marrë parasysh shpërndarjen e shpejtë të këtij virusi të gjithë duhet të tregohen më shumë kujdes.

“Në mbledhjen e shtabit emergjent komunal diskutuam rreth situatës me pandeminë COVID-19. Nga data 20 nëntor, Kamenica në Zonë të Kuqe. Koordinim mes të gjithë akterëve. Bashkëpunim me institucionet e shëndetësisë e sigurisë. Mbulueshmëri në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”. Ekipi mobil i QKMF-së vazhdimisht në terren. Kontakte të vazhdueshme me personat e infektuar.
Inspektorati vazhdimisht në terren për monitorim. Kryqi i Kuq e Zjarrfikësit në gatishmëri të plotë. 115 raste aktive me COVID-19 dhe 25 të vdekur”, tha Kastrati.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera