Lajme

SHSKUK sqaron rastin e mbrëmshëm të pacientit të shtrirë në korridor

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 18 January 2019

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së,  ka reaguar ndaj rastit në lidhje me të moshuarin, që mediat e raportuan mbrëmë.

Në reagim, SHSKUK ka tentuar ta sqarojë rastin, mirëpo nuk flitet pse ai është lënë të pres i moshuari me dhimbje në korridoret e emergjencës.

Ajo cka rrëfehet aty është se si pacienti me inicialet A.H është trajtuar në Klinikën Emergjente.

-Advertisement-

“Mjekët kujdestarë në Klinikën Emergjente me datë 16.01.2019,  në bazë të raporteve mjekësore dëshmojnë për trajtimin e pacientit me inicialet A.H.  I njëjti është pranuar, diagnostifikuar dhe në të njëjtën kohë janë konsultuar shërbimet subspecialistike” thuhet në njoftim.

Sipas tyre, kjo nuk është hera e parë që pacienti A.H. merr ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Pacienti fillimisht është sjellë me autoambulancë nga Mitrovica, për në Klinikën Emergjente në Prishtinë.Pacienti A.H. është kontrolluar edhe në Klinikën Emergjente disa herë brenda kohës sa ka qëndruar në Klinikën Emergjente dhe të njëjtit i janë dhënë edhe këshilla të mëtutjeshme mjekësore. Pacienti ka qëndruar në Klinikën Emergjente edhe për një kohë pas trajtimit për shkak se është pritur që të vijë ndonjë i afërm ta marrë” thuhet tutje.

“Të gjithë këto dëshmi të mjekëve i vërtetojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë” përfundon njoftimi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera