ShSKUK pa drejtor që 6 muaj, me u.d janë edhe dy klinika dhe spitali i Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus
18:04 | 15 February 2023
Që nga 2 gushti i vitit të kaluar, ShSKUK, është duke funksionuar me ushtrues të detyrë së drejtorit të përgjithshëm. Përveç tij, me u.d janë edhe klinika e Onkologjisë, Spitali i Ferizajt dhe Shërbimi Klinik i Kardiologjisë.
Në 6 muajt e fundit, Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, është udhëhequr nga 2 ushtrues të detyrës. Pas dorëheqjes së Valbon Krasniqit, ushtruese e detyrës u zgjodh Pranvera Zejnullahu- Raçi, e cila dha dorëheqje më 16 janar, për t’u zëvendësuar nga Narqize Arenliu-Hoxhaj. Se kur do të hapet konkurs për drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së, ende nuk është dhënë ndonjë datë e saktë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, më 2 shkurt tha se menjëherë pas nënshkrimit të statutit të ShSKUK-së, do të ketë konkurs për drejtor.
“Ajo çka kam lexuar nga dorëheqja e ish-ushtrueses së detyrës së drejtoreshës, Pranvera Raçi nuk koincidon me atë që thoni ju… Unë e kam falënderuar personalisht për kontributin dhe dinamikën që i ka shtuar ShSKUK-së… Ka qenë një dorëheqje, edhe pse kemi pasur një takim, të cilën e kam pranuar. Jemi në fazat finale, statuti i ShSKUK-së është në fazat finale teknike për të ecur tutje, me organogram të ri… Menjëherë pas nënshkrimit të këtij statuti do të ketë konkurs për drejtor të ShSKUK-së”, tha Vitia në konferencën për media pas vizitës në Ferizaj.
Me ushtrues të detyrës është Klinika e Onkologjisë, pasi ushtruesi i drejtorit të kësaj klinike, Arben Bislimi, dha dorëheqje më 25 janar. Mirëpo për të parin e Onkologjisë, tashmë është publikuar konkursi.
Ndërsa, në të njëjtën gjendje, në aspektin menaxherial, ndodhen edhe Spitali i Ferizajt dhe Shërbimi Klinik i Kardiologjisë. ShSKUK, në një përgjigje për Express, thotë se për këto pozita pritet të shpallen konkurset.
Sipas ShSKUK-së, konkurs pritet të shpallet edhe për pranimin e mjekëve specialistë të profileve të ndryshme.
“Shumica e drejtorëve të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme janë zgjedhur përmes konkurseve publike. Aktualisht, kemi u.d. drejtor në Klinikën e Onkologjisë, konkursi është publikuar. Po ashtu, kemi u.d. drejtor në Spitalin e Ferizajt dhe Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë, presim që së shpejti të procesohet konkursi edhe për këto institucione. Sa i përket stafit të mjekëve, jemi duke analizuar kërkesat nga të gjitha njësitë dhe konform buxhetit të lejuar, pritet të ketë edhe konkurse të tjera për pranim të mjekëve specialistë të profileve të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...