Lajme

SHSKUK njofton për rënie të numrit të pacientëve me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 12 October 2021

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka rënë dukshëm numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në mjekim intensiv mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit të datës 12 tetor, katër pacientë me COVID-19, janë duke u trajtuar në mjekim intensiv mjekësor, shkruan Gazeta Infokus.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 114 pacientë, prej tyre 58 me oksigjeno-terapi. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 22 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

Spitali i Ferizajt, 12 pacientë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera