ShSKUK në janar do të hapë konkurs për 370 pozita me ushtrues detyre
Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 03 January 2025
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKUK) gjatë këtij muaji pritet të hapë konkurs për 370 pozita të cilat janë me ushtrues detyre.
Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, tregoi mbi investimet e bëra gjatë vitit 2024 në SHSKUK dhe efektin e tyre në rritjen e cilësisë së shërbimeve. Azizi derisa ka folur për hapjen e konkursit për 370 pozita, ai garantoi proces transparent.
“Janë diku mbi 370 persona brenda SHSKUK-së me rolin e ushtruesit të detyrës dhe kjo situatë ka vazhduar në disa raste edhe me dhjetëra vite që dikush është ushtrues detyre. Ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit ka krijuar paqartësi. Më në fund e kemi marrë një interpretim prej DMSP-së dhe menjëherë kemi kërkuar prej secilës njësi kërkuese që të hapë konkurs për pozitat e ushtruesve të detyrave… Gjatë janarit do të hapet konkurs për të gjitha pozitat e ushtruesve të detyrave në gjithë SHSKUK“, tha ai.
Drejtori i SHSKUK thotë se në vitin 2024 kanë siguruar 74 për qind të barnave dhe materialeve nga lista esenciale, duke krijuar stabilitet të furnizimit.
“Jam i bindur në bazë të raporteve se 2024 ka qenë viti me furnizimin më të mirë sa i takon të gjithë SHSKUK-së me barna të listës esenciale, materiale tjera shëndetësore të nevojshme për punën e pandërprerë të SHSKUK-së. E vërteta është se kur kam ardhur këtu kam gjetur vetëm 25% të kontratave të lidhura të komplet listës esenciale para një viti. Derisa tani kemi arritur 74% të plotësimit të listës esenciale ku kemi kontrata aktive, 74% të produkteve”, tha ai.
Gjatë vitit të kaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer disa rinovime dhe ka nisur përdorimi i aparaturave të reja. Për këto intervenime, drejtori Azizi thotë se janë duke bërë transformim radikal në shëndetësi.
“Të gjitha sallat që janë rinovuar dhe që do të vazhdojnë të rinovohen tash e tutje do të kenë filtra për parandalimin e kontaminimit të kryqëzuar që do me thënë për ta zvogëluar mundësinë e infeksioneve brenda spitalore. Qasja intervenim që kemi ne në secilin repart apo klinikë, ka qenë që ta modernizojmë absolutisht atë njësi përbërëse të SHSKUK-së në mënyrë që së paku në 5-10 vjetët e ardhshëm të mos ketë nevojë për intervenim. Kjo nënkupton vendosjen e ventilimit qendror i cili ka munguar në të gjitha klinikat dhe repartet, vendosjen e standardeve të hapësirave… Jemi duke e bërë një transformim radikal ku edhe mendësia e vetë objekteve ka ndryshuar,” tha ai.
Buxheti i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për 2024 gëzonte 180 milionë euro, prej të cilave deri më tash janë shpenzuar 90 për qind e mjeteve.
“Ka qenë më pak se 180 milionë në përgjithësi buxheti për komplet SHSKUK-në dhe të gjitha njësitë përbërëse të saj. Pjesën më të madhe e marrin pagat. Deri tani që flasim në përgjithësi në SHSKUK si administratë qendrore, por edhe në QKUK janë shpenzuar diku rreth 90% e buxhetit në të dy njësitë, derisa pak çalojmë me investime kapitale”, thotë ai.
Azizi nga drejtorët e klinikave dhe reparteve ka kërkuar ndarje më të barabartë të detyrave për profesionistët shëndetësorë.
“Operacionet nuk janë e vetmja njësi matëse për punën e një mjeku, një mjek, një specialist kryen edhe punë të tjera përveç operacioneve, kryen edhe vizita specialiste kryen edhe konsultime dhe shërbime të tjera brenda SHSKUK-së, të cilat janë të një rëndësie të rëndësishme sa edhe operacionet…Kjo është çështje menaxheriale e drejtorit të Klinikës. Mendoj se është dashur një punë shumë më e madhe e drejtorëve të Klinikës në një shpërndarje të barabartë të detyrave, por jo detyrimisht secili mjek duhet të ketë numrin e njëjtë të operacioneve për arsye se kemi të bëjmë me një fushë ku edhe ka specialistë e subspecialistë”, tha Azizi.
Kujtojmë, në vitin që sapo e lamë pas, Ministria e Shëndetësisë ka rinovuar disa reparte në Gjinekologji dhe Obstetrikë, Emergjencë, Onkologji, Urologji, Radiologji, derisa është përuruar edhe aneksi i Ortopedisë./kp/
Të tjera
-
Haradinaj: Shtesat mujore për fëmjët nën 6 vjeç do të jenë 150 euro, për ata mbi 6 vjeç 200 euro
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Pacolli i reagon ministres Haxhiu për Grandin: Askush s’ka kërkuar objektin
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratës së Drejtësisë, Albulena...
-
Fushata në oda, Koci: S’janë mendu për gra, s’kanë si me u ulë e as si me u përshtatë
Avokati Arianit Koci ka ngritur një çështje – përdorimin e odave në fushatë. ...
-
Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë, sot qytetarët marrin borxh për të mbijetuar
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se dje ministri Hekuran Murati ...
-
Ky është 33-vjeçari që u gjet i vrarë në makinë, sapo ishte kthyer nga Belgjika
Ky është Ramazan Mataj, 33-vjeçari që u gjet i vrarë brenda automjetit në fsh...
-
Ky është i riu që humbi tragjikisht jetën nga aksidenti në rrugën Lipjan-Shtime
Një aksident me fatalitet u regjistruar ditën e djeshme në rrugën Lipjan-Shti...
-
Tre persona në Leposaviq hasen duke shkruar grafite në një objekt
Tre persona janë arrestuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt në L...
-
KQZ: Shorti për subjektet tërhiqet të hënën
Subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të t...
-
Dyshohet se një grua në Pejë është rrahur nga ish-burri i saj
Dyshohet se një grua në Pejë është sulmuar fizikisht nga ish-burri i saj. ...
-
Arrestohet një person në Pejë, iu sekuestrua një kạllash dhe një pịstoletë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit të tij...
-
Vrạsja në Shkodër, flet babai i viktimës: Djalin e kam rritur pa bukë
Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm Shkodrën. Një person është gje...
-
Polica po e kërkon një grua në Ferizaj, u raportua e zhdukur
Një rast i zhdukjes është raportuar në Ferizaj më 3 janar 2025, rreth orës 17...