Lajme

ShSKUK: Më shumë pacientë postCOVID të shtrirë në spitale, se me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 25 November 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se më shumë pacientë të shtrirë në spitale janë postCOVID, se me COVID-19.

“Nga raportimet e datës 25 nëntor 2021 nga klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, në ShSKUK janë të shtrirë 48 pacientë, 15 janë me COVID-19 pozitivë dhe 33 janë postCOVID”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Tutje, në njoftimin e tyre bëhet e ditur se me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

-Advertisement-

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 8 pacientë post-covid-19

Spital i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera