Lajme

ShSKUK mbetet me një aparat për rezonancë, pasi tjetri del nga funksioni

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 10 September 2022

Aparati i Rezonancës Magnetike që ndodhet në Onkologji, ka dal jashtë funksionit për shkak të defekteve.

Duke qenë kështu gjithë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka mbetur vetëm me një të tillë funksionale, e cila ndodhet në Neurologji.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raci, tha se përveç vjetërsisë që e ka kjo pajisje prej 14-15 vjet, ka pësuar edhe avari për shkak të vërshimeve që kanë qenë në Onkologji.

-Advertisement-

Teksa bëri me dije se janë në vlerësim se a duhet servisuar apo të blihet një e re si zgjidhje më e mirë për të ardhmen, njofton Klan Kosova.

Derisa, pritjet e pacientëve të cilët kanë bërë termin këtë verë, ekzaminimin mund ta bëjnë verën e ardhshme. Arsyetimi thuhet se është për shkak të kërkesave të mëdha.

Për këtë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi theksoi se gjatë punës së tij si mjek për 30 vjet mund të ketë bërë diku 10 referime për Rezonancë Magnetike, ngase fillimisht, sipas tij ka metoda tjera diagnostikuese si ultrazë, CT dhe teknika tjera.

E para e SHSKUK-së ka një plan për minimizimin e listës së pritjes. Kështu pacientët të cilët kërkojnë shërbim në Prishtinë të dërgohen në Pejë, ngase spitali i Pejës e ka blerë së fundmi MRI-në, mirëpo ende nuk është bërë me të.

Se ka pritje të gjata për kontrolle të tilla, televizioni ka raportuar edhe në shkurt të këtij viti.

Ndërkaq, nuk janë të rralla ofertat me zbritje nga spitalet private për këtë shërbim.

Çmimi për një RM në një zonë, sillet nga 90 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera