Lajme

ShSKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të të lënduarve në “Arbëri”

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 18 March 2023

Një burrë është vrarë sot me armë zjarri në një hotel në lagjen Arbëria në Prishtinë teksa dy të tjerë janë plagosur me thikë.

E në lidhje me gjendjen e dy të lënduarve,  ka dhënë detaje Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ku u bë e ditur se ata kanë trajtim mjekësor nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente.

Sipas tyre, njëri nga ta pas trajrimit nga ortopedi është liruar nga emergjenca, kurse tjetri me lëndime më serioze po vazhdon trajtimin.

-Advertisement-

“Zyra për Medie ju konfirmon se dy persona të lënduar kanë marrë trajtim mjekësor nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente. Njëri nga ta pas trajrimit nga ortopedi është liruar nga emergjenca, kurse tjetri me lëndime më serioze po vazhdon trajtimin nga ekipi mjekësor në kuadër të Klinikës së Kirirgjisë Torakale”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera