Lajme

ShSKUK-ja publikon raportin e klinikave COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 23 April 2021

Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 717 pacientë, bazuar në raportet e datës 22 prill 2021, të klinikave COVID të QKUK-së, dhe spitalet e përgjithshme.

584 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, ndërsa 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 564 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 312 pacientë: 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 222 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 241 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Reklamë

Klinika Infektive 106 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 58 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno) 16 pacientë

Klinika e Pulmologjisë me 80 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 426 pacientë, 21 prej tyre në gjendje të rënduar, 362 të konfirmuar pozitivë dhe 323 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 60 pacientë

Spitali i Gjakovës, 70 pacientë

Spitali i Pejës, 93 pacientë

Spitali i Gjilanit, 79 pacientë

Spitali i Ferizajt, 59 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë

Të tjera