Lajme

SHSKUK anulon të gjitha konkurset

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 18 October 2019

Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës bazuar në ligjin për zyrtarët publik, ka anuluar gjitha konkurset që kanë qenë në procedurë të përzgjedhjes së kandidatëve.

“SHSKUK ju njofton se me Ligjin Nr. 06/L-144 për zyrtarët publik, i cili ka hyrë në fuqi me 11.09.2019, në nenin 67, i cili rregullon Organizimin e Konkursit për themelimin e marrëdhenies së punës për nëpunës të shërbimit publik, ndryshon shumë si në përmbajtje ashtu edhe në procedurë formimi i komisioneve dhe procedura e ankesave të kandidatëve. Prandaj, në respektim të normave ligjore, Sektori i Personelit në SHSKUK, ka vendosur të anulohen të gjitha konkurset të cilat janë shpallur në të gjitha njesitë përbërëse të SHSKUK-së dhe konkurset që janë në procedurë të përzgjedhjes së kandidatëve, duke filluar nga shpallja e konkursit deri tek para njoftimit përfundimtar për përzgjedhje “- thuhet në një përgjigje nga Shërbimi Spitalor .

SHSKUK ka obligon të gjitha njësitë të nxjerrin një vendim dhe t’i njoftojnë kandidatët për anulimin e konkurseve.

-Advertisement-

“Te gjitha njësitë obligohen të anulojnë konkurset, të nxjerrin vendim për anulimi dhe t’i njoftojnë kandidatët për anulimin e konkurseve. Pra, edhe në shtatë spitalet publike duhet me u se janë pjesë e Shërbimit Spitalor dhe Klinike Universitar (SHSKUK)Spitali i Vushtrrisë, Mitrovicës, Pejes, Prizrrnit, Gjilanit, Gjakovës dhe Ferizajt edhe Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive Prishtinë, Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës Gjakovë, Qendra Kombëtare e Telemjekësisë Prishtinë, dhe shtatë qendrat e shëndetit mendor në tërë edhe Qendra Klinike Universitare Stomatologjike”, njofton SHSKUK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera