Lajme

ShSKUK: 9 pacientë nga Shqipëria vazhdojnë trajtimin nga COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 29 October 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 9 pacientë nga Shqipëria po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, shkruan Gazeta Infokus.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 61 pacientë, prej tyre 18 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv mjekësor, në gjendje të rënduar.

Spitali  i Prizrenit, Spitali i Vushtrrisë dhe Spitali i Gjilanit, nuk kanë pacientë me Covid-19, thuhet në njoftim, përcjell Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 11  pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 3 pacientë post-covid-19

-Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

-Spital i Pejës, 5 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 1  pacient post-covid

-Spitali i Mitrovicës, 7  pacientë

-Spitali i Ferizajt, 4 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera