Lajme

ShSKUK: 38 pacientë të shtruar nga COVID-19, prej tyre vetëm 1 në mjekimin intensiv

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 15 November 2021

Në QKUK-së dhe spitalet rajonale në trajtim mjekësor janë 38 pacientë, prej tyre 13 të konfirmuar me COVID-19 dhe 25 të tjerë post-COVID, njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Derisa në Spitalin e përgjithshëm të Gjakovës, në trajtim nga COVID-19, janë 4 pacientë nga Shqipëria.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka vetëm 1 pacient.

-Advertisement-

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

“Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-1

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë

Spital i Pejës,5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera