Lajme

Shqiptohen mbi 500 gjoba për mosrespektimin e masave anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 01 October 2021

Gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur personat të cilët nuk kanë respektuar masat anti-Covid, shkruan Gazeta Infokus.

Më saktësisht janë gjobitur 530 persona që nuk kanë respektuar masat që parasheh parandalimin dhe luftimin e Covid-19.

Ndërsa, janë shqiptuar edhe 1 005 tiketa për personat që nuk kanë respektuar ligjin në trafik, kanë ndodhur 23 aksidente me të lënduar, 37 aksidente kanë ndodhur me dëme materiale dhe 1 aksident ka ndodhur me fatalitet.

-Advertisement-

Në 24 orët e fundit janë arrestuar 19 persona, 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 4 janë në vuajte të dënimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera