Lajme

Shqiptohen mbi 400 tiketa për mosrespektimin e masave anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 05 October 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është raportuar se janë shqiptuar gjoba për personat të cilët nuk kanë respektuar ligjin, shkruan Gazeta Infokus.

Më saktësisht janë shqiptuar 498 gjoba për personat që nuk kanë respektuar masat që parasheh luftimin dhe parandalimin e Covid-19.

Ndërsa janë shqiptuar 1258 tiketa për personat që nuk kanë respektuan ligjin në trafik, kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, 51 aksidente tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

-Advertisement-

Në 24 orët e fundit janë arrestuar 12 persona, 7 janë dërguar në mbajtje, dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera