Lajme

Shqiptohen mbi 2 mijë gjoba ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 10 September 2021

Policia e Kosovës nuk po i ndal gjobat ndaj atyre që nuk po i respektojnë̈ masat kundër koronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.

Në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar gjoba për një numër të madh të qytetarëve.

Saktësisht 2.238 persona janë dënuar pasi nuk kishin zbatuar masat që parasheh ligji për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.

-Advertisement-

Ndërsa janë shqiptuar 1.717 tiketa trafiku, kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 27 aksidente tjera me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 26 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, si dhe 6 janë dërguar në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera