Lajme

Shqiptohen 462 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 11 October 2021

Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shtetërore e shëndetësore, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë së dielës policia ka shqiptuar 462 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat kundër koronavirusit.

Ndërsa janë shqiptuar edhe 899 tiketa për personat që nuk e kanë respektuar ligjin në trafik, kanë ndodhur 17 aksidente me të lënduar, 24 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 10 persona, 5 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 2 persona janë në vuajte të dënimit.

Ndërkohë që në Kosovë vazhdojnë të jenë në fuqi masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera