Lajme

Shqiptaro- amerikanët mirëpresin kërkesën e Thaçit për ndihmën e Kosovës zonave të përmbytura në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 03 September 2017

Komuniteti shqiptaro-amerikan në SHBA ka shprehur ka mirëpritur kërkesën e Presidentit Thaçi për përkrahjen e Kosovës për zonat e përmbytura në SHBA.

Uk Lushi, një prej aktivistëve më të njohur shqiptar në Amerikë, ka kërkuar që Kosova pos ndihmave financiare në Amerikë të dërgojë edhe pjestarë të Gardës Nacionale si dhe pret që në të njejtën formë edhe Shqipëria t’i bashkohet Kosovës në këtë aksion ndihme i cili pos simbolikës do të shprehte edhe falenderimin e kombit shqiptar karshi ndihmës që kombi amerikan ka treguar për shqiptarët me dekada të tëra.  Në vijim, postimi i Uk Lushit nga profili i tij në Facebook:

E pëlqej dhe përkrah kërkesën e Presidentit Thaçi që Qeveria e Kosovës t’i jep një donacion simbolik SHBA-së dhe popullit amerikan në ndihmë amerikanëve të goditur nga Harvey në Texas dhe Louisiana. Amerika ka qenë dhe vazhdon të jetë në krahun e shqiptarëve si askush tjetër, në ditë të këqija dhe të mira. Nuk ka momente më të qëlluara se sa në çaste të vështira nevoje, që të tregojmë, me aq sa mundemi, se edhe ne jemi dhe do të jemi me amerikanët. I bëj thirrje Presidentit dhe autoriteteve të Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me shtetin amerikan, nëse e nevojshme, të konsiderojnë dërgimin e disa skuadrave me ushtarë të FSK-sê për të mbështetur Gardën Nacionale me çfarëdo që është e nevojshme për viktimat dhe amerikanët e afektuar nga uragani i tmerrshëm Harvey. Pres veprime solidarizuese konkrete edhe nga Republika e Shqipërisë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy