Lajme

Shqiptarja kapet 5.6 kilogramë heroinë

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 13 May 2018

Një grua shqiptare është vënë në prangat e policisë greke e kapur me heroinë.

Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme, ku shqiptares së moshës 35-vjeçare iu gjetën 5.6 kilogramë në shtëpinë e saj, në Selanik.

Kontrolli i policisë në banesë u bë pas informacioneve të siguruara nga policia se shqiptarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, mbante lëndë narkotike në banesë gati për ta shitur.

-Advertisement-

Krahas lëndës narkotike të paketuar, shqiptares iu gjet edhe një peshore për peshimin e lëndës narkotike dhe mbi 8 mijë euro.

Shuma e parave mendohet se është siguruar nga shitja e lëndës narkotike.

Aktualisht hetimet janë në vijim për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të shqiptares, e cila dyshohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera