Lajme

Shqiptari vret fqinjët në Greqi: Mendova se më kishin bërë magji

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 03 May 2021

Një 32-vjeçar shqiptar është prangosur nga Policia greke, pasi akuzohej për vrasjen e një personi në shtetin fqinjë.

Krimi ka ndodhur në 23 dhjetor të 2020, kur i riu shqiptar kishte nisur një konflikt me fqinjët e tij, të cilët i akuzonte se po i “rripnin” nga paratë.

E shoqja e viktimës, ishte administratorja e pallatit ku jetonte shqiptari bashkë me nënën e tij, dhe ai besonte se ajo po merrte më shumë para për shërbimet sesa duhej.

-Advertisement-

Shqiptari vret fqinjët në Greqi: Mendova se më kishin bërë magji

Pasi konflikti kapi majën, i riu shqiptar shtoi në vendin e punës së viktimës, i cili ishte punonjës shëndetësor, dhe e qëlloi pas koke. Më pas trupin e pajetë e tërhoqi deri në makinën e tij në parking për ta lënë diku tjetër. Viktima u gjet i vdekur në makinën e tij në një parking nëntokësor disa kohë më vonë.

Pas krimit, autori kishte ardhur në Shqipëri por nuk ia doli që t’i fshihej drejtësisë greke. Pas kapjes, i riu befasoi më rrëfimin që bëri në Polici, ku deklaroi se: Mendova se më kishin bërë magji dhe doja t’i hiqja qafe. Po ashtu dyshohet se nëna e tij kishte dijeni se i biri kishte planifikuar krimin, dhe u përpoq ta ndalonte por nuk ia doli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera