Lajme

Shqiptari trondit Vjenën/ Vret me thikë në zemër pronarin serb të një bari

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 21 August 2017

Një shqiptar vrau me thikë një serb në Vjenë dhe plagosi një tjetër, pasi një konflikti për disa femra.

Ngjarja ndodhi të shtunën, në afërsi të barit “Space Bar Lounge”, i cili administrohej nga serbi që vdiq, Perica Gavrilovic dhe dy miq të tij.

-Advertisement-

(serbi i vrare)

Pasi kanë dalë nga kafja për t’u drejtuar drejt banesës së tyre, serbi bashkë me kamerierin, një shtetas 28 vjeçar nga Bosnjë Hercegovina janë përballur në rrugë me dy shqiptare të shoqëruar nga dy vajza serbe.

Pas një zënke me fjalë, njëri prej shqiptarëve ka nxjerrë thikën duke ia ka ngulur në zemër serbit, ndërsa ka plagosur edhe kamerierin dhe është larguar me shpejtësi, njofton ‘Vecernji List’. Shqiptari është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij.

‘Die Presse’ citon zëdhënësin e Policisë austriake Thomas Keiblinger të ketë thënë se i dyshuari për vrasjen në Vjenë ndodhet në arrati, por pa dhënë detaje rreth identitetit të tij. /LAPSI.AL/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera