Lajme

Shqiptari rreh barbarisht italianin në sytë e fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 02 June 2017

Një shqiptar 60-vjeçar, i cili punonte pranë një qendre tregtare në Bari të Italisë është arrestuar së fundmi nga policia pasi ka rrahur barbarisht një 39-vjeçar italian, ndërsa e pranishme ishte edhe familja e tij.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja u zhvillua pasditen e 31 majit në parkingun e qendrës tregtare “Ikera”.

Italiani kishte paguar paratë për parkingun, por 60-vjeçari Hajdar Bera i kishte kërkuar para edhe “për një kafe” në mënyrë që ta shihte me vigjilencë mjetin e tij.

-Advertisement-

Edhe pse ka marrë paratë, shqiptari ka vijuar të sillet me agresivitet duke e goditur burrin italian me grushte dhe shkelma nën sytë e fëmijëve të tij.

Policia arrestoi në flagrancë 60-vjeçarin, ndërsa italiani përfundoi në urgjencë ku do të qëndrojë të paktën për tetë ditë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera