Lajme

Shqiptari rrah brutalisht 21-vjeçaren në palestër me grushte, shkelma e pesha të rënda

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 29 July 2022

Një sulm brutal ka ndodhur në një palestër në Pescara, ku një 21-vjeçare u godit me grushte shkelma e pesha nga një shqiptar rreth 50 vjeç.

Gjithçka është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti kur vajza 21-vjeçare po ngrinte pesha në një stol, kur pa asnjë arsye u rrah nga shqiptari me të cilin po fliste.

Kur nisi ta sulmonte, vajza tentoi të arratisej, por ai e ndaloi dhe e goditi me grusht në fytyrë. Pasi e rrëzon në tokë, e dhunon sërish.

-Advertisement-

Në atë moment ndërhyri një instruktor, por sulmuesi nuk u ndal. Ai hodhi një peshë ndaj vajzës, por fatmirësisht nuk e preku, pasi e reja po largohej me vrap në një nga dhomat e ndërrimit.

Emigranti ka kapur një shufër hekuri, duke kërcënuar klientët e tjerë dhe ka arritur tek vajza në dhomë duke e bllokuar brenda. Vetëm ndërhyrja e karabinierëve ndaloi sulmin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera